Ballina Aktualitet Itali, në pranga dy shqiptarë

Itali, në pranga dy shqiptarë

Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga të policisë italiane në kantonin jugor të Zvicrës, i njohur me emrin Ticino, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh të kryera gjatë ditëve të fundit në këtë rajon.

Dy shtetasit shqiptarë, 41 dhe 30-vjeçar ishin rezidentë në Shqipëri dhe u kapën të martën e 18 nëntorit si të dyshuar për vjedhjet që kanë ndodhur në javët e fundit, në një shtëpi në kantonin e Ticino.

Ata u ndaluan nga punonjësit e kufirit gjatë kohës që tentuan të kalonin nga Italia në kantonin Ticino, në pjesën jugore të Zvicrës.