Ballina Kronikë Itali, në pranga dy shqiptarë me 114 mijë euro në makinë

Itali, në pranga dy shqiptarë me 114 mijë euro në makinë

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilëve iu sekuestruan 114 mijë euro të padeklaruara në bagazhin e makinës.

Mediat italiane raportojnë se pas hekurave përfundoi një shtetas nga Shqipëria dhe një nga Kosova, ndërsa emrat e tyre nuk bëhen të ditur. Operacioni u ndërmor nga zyrtarët e Agjencisë Doganore në bashkëpunim me Guardia di Finanza.

Mësohet se shqiptarët po tentonin që t’i transportonin eurot jashtë Italisë dhe hetimet vazhdojnë ende, ndërsa shqiptarët ndodhen në paraburgim.