Ballina Kronikë Itali, në pranga dy shqiptarë

Itali, në pranga dy shqiptarë

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi të dielën në mbrëmje u futën për të vjedhur një banesë, por një pakujdesi e tyre çoi në zbulimin nga autoritetet.

Ngjarja ndodhi në Sestu, një komunë në Qytetin Metropolitan të Cagliarit.

Pasi u futën në shtëpinë të cilën kishin planifikuar për ta vjedhur, pronarët dhe policia janë vënë menjëherë në lëvizje duke bërë që grabitësit të kërcejnë nga dritarja dhe më pas u arratisën përmes kopshtit.

Por gjatë këtij momenti, njërit prej tyre i ka rënë në tokë portofoli së bashku me dokumente duke bërë më të lehtë punën për identifikimin e tyre.

Pronarët e shtëpisë janë konfrontuar fizikisht me dy grabitësit, por ndërhyrja në kohë e shërbimit të policisë ka frikësuar ata dhe më pas janë detyruar të largohen. Pas gjetjes së portofolit, policia italiane është shprehur se dy grabitësit janë shqiptarët me iniciale M.F  dhe M.A.