Ballina Aktualitet Itali, në pranga 32-vjeçari shqiptar i dënuar për vjedhje

Itali, në pranga 32-vjeçari shqiptar i dënuar për vjedhje

Policia italiane ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar, i cili rezultonte i dënuar me 5 vite burg.

I riu shqiptar, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, u arrestua në Bolzano të Italisë dhe rezulton i dënuar për të paktën 30 vjedhje në banesa përgjatë viteve 2008 – 2012 dhe që prej asaj periudhe ishte shpallur në kërkim.

Mediat italiane raportojnë se 32-vjeçari tentoi t’i shpëtojë policisë duke paraqitur dokumente të rreme.