Ballina Kronikë Itali, në pranga 28-vjeçari shqiptar me 5 kg kanabis në makinë

Itali, në pranga 28-vjeçari shqiptar me 5 kg kanabis në makinë

Policia e Tarvisos ka arrestuar një 28-vjeçar shqiptar i cili u kap në flagrancë me pesë kilogramë kanabis në makinë.

Gjatë kontrolleve në makinën e shqiptarit identiteti i të cilit ende nuk është bërë ditur u gjetën pesë kilogramë kanabis të ndara në 5 qese të mbyllura dhe të fshehura brenda dy valixheve.

28-vjeçari u arrestua dhe u shoqërua në burgun e Udines, ku edhe do të presi të dalë para drejtësisë italiane.