Ballina Aktualitet Itali, në më pak se 2 muaj i riu shqiptar “merr” tregun...

Itali, në më pak se 2 muaj i riu shqiptar “merr” tregun e kokainës

Ai mbërriti në Perugia në fillim të shkurtit. Pas më shumë se një muaji, policia e prangosi për akuzat e shitjes së drogës.

Sipas agjentëve, ai ishte i mirë integruar në veprimtarinë e shitjes së kokainës në rrethe të ndryshme të qytetit. Në pranga përfundoi një 24 vjeçar shqiptar pa precedentë të mëparshëm penal.

Çdo gjë filloi me një raport të dyshimtë dhe që prej mëngjesit të 26 marsit, policia vuri nën vëzhgim makinën me të cilën udhëtonte shoferi shqiptar.

Policia arriti të kapte automjetin në Sant’Andrea delle Fratte, ku ata dëshmuan shkëmbimin e dozave të drogës. Bilanci: 5 doza kokaine të shitura, përreth 4 gram secila, të cilat u konfiskuan.

Shqiptari ishte nën vëzhgim nga policia dhe në zonën e Ponte San Giovanni, shiti dy doza të tjera kokaine tek një klient i dytë. Policia ndërhyri dhe e bllokoi atë. Policia i gjeti edhe disa doza të tjera kokaine dhe 895 euro.

Shqiptari kishte hyrë në Itali ditët e para të shkurtit.