Ballina BOTA Itali, mjellma femër pushon së jetuari nga trishtimi.

Itali, mjellma femër pushon së jetuari nga trishtimi.

Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Viçenca të Italisë ku një mjellmë femër ka ngordhur pasi ka parë mjellmën mashkull të pajetë.

Të dyja mjellmat ishin të vetmet e parkut në qendër të Rocaro Terme.
Mashkulli mjellmë kishte qafën e thyer dhe mendohet të jetë sulmuar nga njerëz me shkop.

Mjellma femër sipas krybashkiakut Davide Branco ka ndaluar së ngrëni. Është karakteristike për këto lloj speciesh të ruajnë lidhje monogame që zgjasin ndër vite.

Nëse verifikohen dyshimet për sulm dhe autorët gjenden pasojat mund të jenë të rënda. Bashkia ka planifikuar vendosjen e telekamerave për vëzhgimin e ruajtjen e kafshëve të parkut.