Ballina RAJONI Itali, ministri Salvini: Vëmendje maksimale për terroristët e radikalizuar

Itali, ministri Salvini: Vëmendje maksimale për terroristët e radikalizuar

Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i Brendshëm italiane, Matteo Salvini  deklaroi sot duke komentuar ngjarjet në Strasburg, se komisioni i analizave strategjike do të mblidhet urgjentisht, ndërkohë që ekziston një situatë e vëmendjes maksimale nga veriu në jug për të gjithë terroristët e radikalizuar dhe ekstremistët.

“Ne duhet të identifikojmë, të kërkojmë, të bllokojmë me çdo mjet kontrollin se kush hyn dhe kush largohet nga ky vend. Kjo nuk është një e drejtë, por një detyrë për mbrojtjen e territorit dhe të kufijve. Arrestim të menjëhershëm kujtdo që kërcënon në internet. Policia jonë është në pararojë dhe po përpiqet të identifikojë njerëzit që festojnë vdekjen e dikujt tjetër,” – shtoi Salvini.