Ballina BOTA Itali, ministri Salvini: Malta po i dërgon migrantët drejt brigjeve italiane

Itali, ministri Salvini: Malta po i dërgon migrantët drejt brigjeve italiane

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini deklaroi sot se Malta po dështon sërish në shpëtimin e migrantëve në det dhe po i dërgon në brigjet italiane.

”Një anije malteze ka abandonuar një varkë të madhe me rreth 200 migrantë në mes të Mesdheut duke e lënë t’i drejtohej Italisë. Valeta (kryeqyteti maltez)  ka marrë përsipër rolin e operacioneve të koordinuara të shpëtimit, por si zakonisht po i drejton migrantët nga vendi ynë,” – theksoi ai.

Salvini, lideri i partisë së ekstremit të djathtë, Lega, edhe më parë ka akuzuar Maltën për ikje ndaj përgjegjësive kur vjen puna për të ndaluar fluksin konstant të migrantëve nga Afrika e Veriut.