Ballina Aktualitet Itali, ministri Majko takon funksionaren e Farnesinës

Itali, ministri Majko takon funksionaren e Farnesinës

Minoriteti shqiptar dhe problemet që ai has në Itali, ishte diskutimi ne takimin e zhvilluar mes ministrit të Shtetit për Diasporën me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Jashtme të Italisë, Elisabetta Belloni.

Ministri bisedoi me funksionaren e Farnesinës për çështjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Itali si dhe situatën ligjore të minorenve shqiptarë të lindur në Itali.

Ndërsa Belloni i prezantoi Ministrit modelin që shteti Italian ka për ligjin e shtetësisë si dhe platformën e votimit të shtetasve që jetojnë jashtë territorit italian, bashkë me lehtësirat dhe problematikat që mbart.

Gjatë ditës së sotme Ministri i Shteti për Diasporën zhvilloi gjithashtu edhe një takim zyrtar me senatoren Emma Bonino, me të cilën bisedoi mbi aktualitetin politik në Itali, Shqipëri dhe në Evropë. Ministri ndau me Senatoren edhe arritjet e Strategjisë Kombëtarë të Diasporës, ku më tepër u ndal te angazhimi i Diasporës shqiptare në këto vitet e fundit.