Ballina RAJONI Itali, presidenti Meta: Skëndërbeu i bashkon shqiptarët në botë

Itali, presidenti Meta: Skëndërbeu i bashkon shqiptarët në botë

Presidenti Republikës, Ilir Meta, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, vijon të mbajë takime të rëndësishme me përfaqësues të arbëreshëve në Kalabri.

Së bashku me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, kreu i shtetit shqiptar theksoi kontributin e dhënë nga arbëreshët si për Italinë, ashtu edhe ndaj Shqipërisë. Gjithashtu presidenti Meta solli në kujtesë kontributin dhe ndihmën e madhe që dha heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në mbrojtje të krishtërimit.

“Jemi pikërisht këtu në gjurmët e Jorenim De Radës. Popujt tanë nuk i bashkon vetëm deti, por edhe historia. Kemi një moment kulmor të marrëdhënieve tona. Heroi ynë kombëtar për vite me radhë jo vetëm mbrojti lirinë tonë, por u bë mburojë e krishterimit dhe qytetërimit. Fatkeqësisht me vdekjen e tij, pushtimi osman solli edhe lëvizjen e Arbëreshëve drejt Italisë. Për fatin e tyre të mirë i mirëpriti një vend tjetër, i cili i lejoi të krijonin fshatrat e tyre dhe komunitetin arbëresh. Një fakt kuptimplotë është edhe kontributi i arbëreshëve për të krijuar një Itali të pandashme,” – theksoi presidenti Meta.