Ballina Aktualitet Itali, linja ajrore “Fly Ernest” lë shqiptarët në Venecia

Itali, linja ajrore “Fly Ernest” lë shqiptarët në Venecia

Një grup qytetarësh shqiptarë që duhet të ishin nisur për nga aeroporti “Marco Polo” në Venezia drejt Rinasit, në Shqipëri me linjën “Fly Ernest” kanë mbetur në sallat e pritjes së aeroportit pa asnjë njoftim.

Sipas tyre avioni duhej të ishte nisur rreth 2 orë më parë por deri tani asnjë shenjë.

“Problemi është se përveç pritjes askush nuk ka thotë asgjë. Nuk kemi asnjë njoftim, as çfarë do bëhet me ne. Kemi shkuar disa herë për të pyetur, na thanë vetë që është një avion. Unë e kam bërë dhe herë tjetër këtë rrugë, pasi studioj në Itali por me linjë tjetër. Kjo gjë nuk më ka ndodhur. Kemi mbi tre orë në aeroportin e Venecias,” – tha qytetari.

Ai shpjegoi se janë rreth 150 udhëtarë që duhet të kishin mbërritur tashmë në Shqipëri. “Këta thonë që është kompania që merret ne s’mund të themi asgjë. Kjo është e keqja sepse s’ka asnjë njoftim që të na thonë të paktën do nisemi apo jo mos të rrimë në stola. Dhe ka fëmijë dhe të moshuar,” – shpjegoi më tej ai.