Ballina Shëndetësi Itali, ligj kundër anoreksisë e bulimisë

Itali, ligj kundër anoreksisë e bulimisë

Komisioni i shëndetit në Senatin Italian po punon me dy propozime ligjore të prezantuara nga senatorja e Forza Italia Maria Rizzoti dhe nga demokratja Caterina Bini të cilat kërkojnë që në kodin penal italian të futet krimi i nxitjes së përdorimit të praktikave ushqimore që provokojnë anoreksinë e buliminë.
Sipas statistikave të fundit, në Itali rreth 2 milionë persona vuajnë nga sëmundja e anoreksisë e mosha e tyre varion nga 12 deri në 25 vjeç.
Në 1000 femra italiane të moshës nga 12 deri në 25 vjeçe, 3 prej tyre vuajnë nga anoreksia nervore, 10 nga bulemia nervore e 70 vuajnë nga të dyja këto patologji. Drafti ligjor kundër anoreksisë dhe bulimisë kërkon futjen në kodin penal të krimit, me një dënim derin në 1 vit burg e gjoba të kripura nga 10 mijë deri në 50 mijë euro, ndaj kujtdo që nxit praktikat ushqimore që provokojë sëmundjen e anoreksisë.

Në vëmëndje të këtij drafti ligjor janë agjensitë e modës gjithashtu drafti ligjor kundër anorekisë synon të luftoj dhe të gjitha blogjet apo portalet e hapura nga persona që vuajnë nga anorkesia e bulemia por që në vend që të ndihmojnë për të luftuar këtë sëmundje këshillojnë dieta e mënyra për t’u dobësuar më shumë.