Ballina Kronikë Itali, laborator kokaine në bodrum, në pranga çifti shqiptar

Itali, laborator kokaine në bodrum, në pranga çifti shqiptar

Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptarësh në zonën e Padernos, të cilët kishin kthyer bodrumin e shtëpisë në një laborator të përpunimit të drogës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në bodrum u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 gram kokainë, e cila  dyshohet se do të ndahej në doza të vogla dhe më pas do të dilte në treg.

Mes tjerash në bodrum u gjet edhe një shumë prej 4.900 eurosh, ndërsa ky fakt ka shtuar edhe më shumë dyshimet tek autoritetet pasi çifti shqiptar rezultonte i papunë.