Ballina Aktualitet Itali, kokainë dhe shumë e madhe eurosh, pranga 40-vjeçarit shqiptar

Itali, kokainë dhe shumë e madhe eurosh, pranga 40-vjeçarit shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar u arrestua mbrëmjen e së premten nga karabinierët në Stezzano, pas dyshimeve të shumta për lëvizjet e tij. Më konkretisht, rreth orës 22:00 të së premtes, në periferi të Stezzano, shërbimet antidrogë të policisë italiane identifikuan dhe ndalën një automjet tip Fiat 500.

Pas kërkimeve në mjet, policia gjeti 40 gram kokainë, e ndarë në 29 porcione dhe e gatshme për t’u shitur. Gjithashtu, në mjet u gjetën edhe 8 mijë euro, para të konsideruara si të fituara nga shitja e lëndëve narkotike. Kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë ku banonte shqiptari ka bërë të mundur gjetjen edhe të një sasie tjetër droge.