Ballina Aktualitet Itali/ Kapet skafi me gjysmë ton kanabis, dërguar nga një organizatë kriminale...

Itali/ Kapet skafi me gjysmë ton kanabis, dërguar nga një organizatë kriminale shqiptare

Një skaf me 450 kilogram kanabis është kapur afër brigjeve të Brindizit. Në pranga ka rënë vetëm një 48- vjeçar italian i cili mësohet të ketë qenë drejtuesi i mjetit të transportit, por sipas medias italiane ngarkesa ishte dërguar nga një organizatë kriminale shqiptare. Saktësisht skafi po shkonte drejt brigjeve mes Monopolit dhe Fasanos, ku dyshohet se do të zbarkonte droga si dhe ishte e pajisur me një motor të fuqishëm.

Operacioni është realizuar nga DIA (Drejtoria e Hetimit Anti- Mafia), Guardia di Finanzia dhe FRONTEX pasi radari kapi lëvizjet e dyshimta të skafit, 18 milje larg nga brigjet italiane. Ngarkesa ishte e vendosur në 45 thasë dhe e ndarë në pako të cilat mbanin nga 2.5 deri në 10 kilogramë kanabis. Për kapjen e skafit dhe arrestimin e drejtuesit u angazhuan në operacion forca detare dhe ajrore.