Ballina Aktualitet Itali, kapet shqiptari me 1 milionë euro drogë

Itali, kapet shqiptari me 1 milionë euro drogë

Pas pikasjes nga Policia Italiane për transportim lëndësh narkotike në sasi të konsiderueshme, një shqiptar përfundoi në pranga bashkë me një shtetas italian.

Të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 140 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë, e cila ishte e fshehur në një banesë dhe në një kamion.

Pas thirrjes së Policisë, shqiptari tentoi të arratisej por arratia e tij nuk zgjati shumë, sepse pas ngritjes së pikave të kontrollit ai u kap në Piano Tavola të Belpassos.

Brenda në kamion u gjetën disa pako me nga 23 kilogramë marijuanë, si edhe 30 pako të tjera me 119 kg marijuanë pas kontrollit të vijuar në shtëpinë e tij.

Sipas vlerësimeve të Guardia di Finanza, vlera e drogës së kapur do arrinte deri në një milion euro dhe ishte destinuar për tregun e Etnës.