Ballina Kronikë Itali, kapet me drogë dhe 17 mijë euro shqiptari

Itali, kapet me drogë dhe 17 mijë euro shqiptari

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar për akuzën e mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari rreth të tridhjetave mbante një sasi të konsiderueshme marijuane dhe kokaine në shtëpi, e cila iu sekuestrua pas një kontrolli nga karabinierët.

Ndalimi i tij është kryer në zonën e Osimos dhe për këtë në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan rreth 7 kg drogë dhe një shumë prej 17 mijë eurosh, të cilat nuk arrinte t’i justifikonte.

Autoritetet ende nuk kanë zbuluar identitetin e të arrestuarit dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve ku shqiptari ka shitur sasinë e drogës.