Ballina Aktualitet Itali, kapet me drogë çifti shqiptar

Itali, kapet me drogë çifti shqiptar

Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptarësh në Aviano të kapur me kokainë.

Siç raportojnë mediat italiane të arrestuarit janë Aleksandër Zhava,29 vjeç dhe Lisa Zille 24 vjçe.

Ndalimi i tyre u bë pas një kontrolli rutinë, ndërsa reagimi i dy të rinjve ka shtuar dyshimet e autoriteteve, të cilët më pas kanë vijuar kontrollin edhe në shtëpinë e tyre duke gjetur kokainë, marijuanë si dhe disa materiale të tjera.

Arrestimi u bë ditën e djeshme, ndërsa të rinjtë priten të dalin sot para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë. Sasia e drogës së kapur nuk bëhet me dije, ndërsa hetimet vijojnë për këtë rast.