Ballina Kronikë Itali, kapet mbi një ton drogë, në pranga shqiptari

Itali, kapet mbi një ton drogë, në pranga shqiptari

Policia italiane ka sekuestruar sot një sasi të madhe droge prej 1250 kilogramësh, e cila ishte e fshehur në dy kamionë të ngarkuar me qepë dhe portokalle në qytetin e Napolit.

Të arrestuar mbetën tre persona, mes tyre edhe një shtetas shqiptar i identifikuar si Sami Bodini.

Ata pritet të dalin para togave të zeza në Itali pasi ndaj tyre rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.