Ballina Kronikë Itali, kapen me armë dhe lëndë narkotike, në pranga 2 shqiptarët

Itali, kapen me armë dhe lëndë narkotike, në pranga 2 shqiptarët

Policia italiane ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë të moshës 33 dhe 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tipit “Golf” përmes të cilit po qarkullonin, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë dhe lëndë narkotike e llojit kokainë.

Mes armëve që zotëronin të ndaluarit, gjendej edhe një model gjysmë-automatik, që daton nga Lufta e Parë Botërore.

Dy shqiptarët janë dërguar në burgun e “Santo Spirito”-s. Ditët në vijim, pritet të dalin para togave të zeza për t’u njohur me akuzat dhe masën e sigurisë.