Ballina RAJONI Itali, kapen 270 kg heroinë në Genova

Itali, kapen 270 kg heroinë në Genova

Sipas raportimit të mediave italianë mëngjesin e sotëm është zbuluar një sasi e madhe heroine, në portin e Geonvës në Itali.

Policia italiane gjatë operacionit ka kapur sasinë më të madhe të 20 viteve të fundit prej 270 kg, ku mësohet se heroina vinte nga Irani dhe ishte fshehur në një kontejner në portin e Genovës.

Në operacion janë përfshirë dhe Forcat e Rendit dhe Autoritetet Gjyqësore të Zvicrës, Francës, Belgjikë dhe Holandës, duke lënë gjatë tij dy persona të arrestuar në Hollandë.