Itali/Guvernatori Zaia i Venetos merr vendimin ekstrem: “Do t’i testojmë të gjithë!”

92

Guvernatori i Venetos, Luca Zaia ka marrë një vendim ekstrem në vazhdën e përpjekjeve për të frenimin e koronavirusit. Zaia deklaroi se në rajonin e tij, do t`i bëhet tampon të gjithë popullatës.

“Duhet të identifikojmë personat që janë pozitivë, por asimptomatikë. Sa më parë ta bëjmë këtë, aq më shpejt do të mund t`i izolojmë. Ne jemi në gjendje të bëjmë 20-25 mijë tampone në ditë dhe rezultatin ta kemi në tryezë brenda katër orësh”, deklaroi guvernatori, raportojnë mediat italiane.

Ai shpjegoi se në 3 mijë tampone kishin zbuluar 66 persona pozitivë pa shenja të sëmundjes. Zaia këshilloi dhe pjesën tjetër të vendit të ndjekë shembullin e tij, por kjo duket e vështirë. Strategjia e tamponëve po funksionin edhe në Korenë e Jugut , ku autoritetet vendase iu përgjigjur ndryshe epidemisë me përmasa të ngjashme.

Ata kanë testuar me qindra-mijëra njerëz dhe i kanë gjurmuar transmetuesit e mundshëm të virusit si detektivë, duke përdorur telefonat mobilë dhe teknologjinë satelitore.