Ballina LAJME Itali, grabisnin objekte të çmuara, arrestohen dy shqiptarë

Itali, grabisnin objekte të çmuara, arrestohen dy shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në Itali, pasi akuzohen për disa grabitje në zonën e Casertërs. Në pranga kanë përfunduar shqiptarët A.D 40 vjeç dhe M.M 27 vjeç.

Sipas policisë italiane, në banesat e shqiptarëve janë gjetur vepra arti dhe objekte të tjera me vlerë të cilat ishin grabitur. Dy shqiptarët po lëvizini me një mjet tip ‘Fiat Stilo’ kur janë ndaluar për kontroll nga policia.

Shqiptarët dyshohet se janë autorët e grabitjes së një banesë në natën e 4-5 dhjetorit në komunën e Isernias, nga ku kanë vjedhur 5 vepra arti të disa piktorëve të njohur napolitanë.

Përveç disa veprave të artit me vlerë, policia ka sekuestruar në banesat e shqiptarëve 7 çanta të markave të njohura të modës, 9 orë të shtrenjta, varëse e byzylykë floriri, si dhe çelësat e 3 automjeteve të grabitura.