Ballina BOTA Itali, gjenden dy emigrantë të vdekur dhe tetë të tjerë rezultojnë të...

Itali, gjenden dy emigrantë të vdekur dhe tetë të tjerë rezultojnë të humbur

Kufomat e dy emigrantë u gjetën sot në brigjet e Sardenjës, dhe tetë të tjerë rezultojnë të zhdukur, njoftuan sot shërbimet e emergjencës italiane.

Një anije prej druri me 13 algjerianë në bord kishte mbetur pa karburant që prej së enjtes. Emigrantët kishin kërkuar ndihmë, por përpara mbërritjes së forcave të shpëtimit, 10 prej tyre kishin vendosur të arrinin bregun me not, raportuan mediat italiane.

Rojet bregdetare gjetën tre persona në bordin e anijes që po i afrohej ishullit të Toros, dhe më pas zbuluan dy trupa të tjerë. Ata po vijojnë ende kërkimet për gjetjen e tetë pasagjerëve të tjerë.

Sipas qeverisë italiane, 1 167 emigrantë algjerianë kanë mbërritur në Itali gjatë këtij viti.