Ballina Aktualitet Itali, dy shqiptarë arratisen nga një burg i sigurisë së lartë

Itali, dy shqiptarë arratisen nga një burg i sigurisë së lartë

Dy shqiptarë të burgosur, Ervis Markja, 26 vjeç, dhe Adriatik Gega, 28 vjeç, janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Carinola, rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Nuk dihet ende dinamika e ngjarjes dhe metodat që kanë përdorur shqiptarët për t’u arratisur.

Ervis Markja ishte arrestuar në janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë, të identifikuar pas një arratisjeje në të cilën kishin sulmuar një makinë të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, Adriatik Gega ishte arrestuar në vitin 2012, pasi akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje në shtëpi.

Autoritetet italiane janë duke ushtruar kontrolle në stacionet hekurudhore dhe ato të transportit publik, ndërkohë që pika kontrolli janë ngritur kudo përreth zonës në Carinola.