Ballina Aktualitet Itali, droga e ardhur nga Shqipëria, nën hetim pesë shqiptarë

Itali, droga e ardhur nga Shqipëria, nën hetim pesë shqiptarë

Policia italiane gjatë një operacioni në Napoli e Salerno, vuri në pranga pesë persona, katër prej të cilëve në burg dhe 16 persona nën hetim në gjendje të lirë, për hashash, kanabis dhe heroine nga Puglia dhe Shqipëria, për sheshet në Scafati dhe në brendësi të Vezuvit.

Të gjithë personat e hetuar akuzohen për posedim e shpërndarje të lëndëve narkotike.

Mësohet se nën hetim në gjendje të lirë janë dhe pesë shqiptarë, përkatësisht shtetasit Bruno Belba 31-vjeçar, Petrit Frroku 49 vjeç, 31-vjeçari Dritan Gjegja, 31-vjeçari Elton Gjegja dhe 35-vjeçari Renato Koci,