Ballina Aktualitet Itali, dhunonte gruan vazhdimisht, dënohet shqiptari

Itali, dhunonte gruan vazhdimisht, dënohet shqiptari

Një 31-vjeçar nga Shqipëria është dënuar me të paktën 3 vite burg për dhunën e vazhdueshme ndaj gruas së tij. Mediat italiane shkruajnë se ai e dhunonte në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, bashkëkombëse 25-vjeçare, gjatë viteve 2014 dhe 2016.

Madje e kishte ndjekur edhe në Shqipëri, ku ajo kishte vendosur të transferohej pas një episodi dhune, ku ai e kishte tentuar ta abortonte fëmijën që ajo priste me shqelma në bark.

“Torino Today” raporton se kanë qenë familjarët e 25-vjeçares, ato që e kanë bindur vajzën ta denoncojë në policinë italiane, i cili disa ditë më parë ka marrë dënimin në Gjykatë.
Përveç dënimit, burri i detyrohet edhe 15 mijë euro pagesë gruas, e cila pas ngjarjes ka fituar mbrojtjen, që të mos pësojë asnjëherë dëme nga personi në fjalë. Sipas dëshmive 25-vjeçarja shpeshherë e detyruar nga bashkëshorti nuk dilte nga shtëpia prej ditësh.