Ballina RAJONI Itali, dhunoi burrin italian, shqiptarja e pëson keq

Itali, dhunoi burrin italian, shqiptarja e pëson keq

Një 31-vjeçare nga Shqipëria e varur nga alkooli e cila dhunonte barbarisht bashkëshortin e saj italian, 45 vjeç, është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia italiane.

Shqiptarja 31 vjeç, identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur, është kapur në gjendje të dehur  duke goditur burrin e saj italian.

Është dashur ndërhyrja e karabinierëve italianë që ta ndajnë sherrin, ndërsa burri i saj italian nxirrte edhe gjak nga hundët dhe mbeti me plagë të rënda në kokë.

Pas ngjarjes burri përfundoi menjëherë në spital dhe më pas e denoncoi gruan në polici. Mediat italiane shkruajnë se arsyeja e sherrit, ishte mosdhënia e çelësave të makinës dhe parave të tjera.

Historia kishte kohë që vazhdonte, ndërsa gruaja kishte një varësi të theksuar ndaj alkoolit, pavarësisht kurave të mëparshme. Pas ndërhyrjes së policisë italiane, gruaja vullnetarisht braktisi shtëpinë e burrit.