Ballina Aktualitet Itali, dëbohet shqiptari

Itali, dëbohet shqiptari

Një emigrant shqiptar nga Kosova, 23 vjeç është dëbuar nga territori italian për motive sigurie.

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka firmosur dekretin e dëbimit të tij i konsideruar si person i rrezikshëm për sigurinë e vendit e i lidhur me ambientet ekstremiste eslamike.
Më vitin 2015, 23 vjeçari shqiptar ishte dëbuar nga Italia po për motive sigurie e për aktivitet propagandistik në internet në favor të shtetit islamik në nxitje të xhihadit.
Shërbimet e inteligjencës italiane kishin vërtetuar dhe lidhjet e tij virtuale me elementë të grupeve terroriste në Siri.

Me gjithë urdhërin e dëbimit për të paktën 10 vite, 23 vjeçari kosovar kishte hyrë në territorin italian më 2 nëntor të 2018.

Ai u identifikua në qytetin e Milanos e u vu në pranga për shkelje të urdhërit të dëbimit.
Pak orë më parë u riatdhesua në Kosovë.

Prej 2015 ka shkuar në 349 numri i personave të dëbuar nga Italia e 112 prej tyre janë dëbuar përgjatë vitit 2018.