Ballina Aktualitet Itali, dëbohet emigranti shqiptar për terrorizëm

Itali, dëbohet emigranti shqiptar për terrorizëm

Një emigrant shqiptar me banim në Padova është dëbuar nga Italia me motivin e publikimit të mesazheve kundër festës së Krishtlindjeve në faqen e tij në Facebook dhe lidhjeve me imamë të arrestuar në Kosovë për terrorizëm e nxitje të urretjes raciale.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Brendshme Italiane.

Shqiptari akuzohet për aktivitet antisemit ekstremist e konsiderohet një person i rrezikshëm për sigurinë kombëtar. Ai është shoqëruar në kufirin shqiptar me ndalimin e hyrjes në territorin italian për 10 vitet e ardhshme.

Hetimet ndaj tij janë kryer nga Antiterrorizmi italian i Policisë së Padovës në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës.

Së bashku me shqiptarin e dëbuar është sinjalizuar si person i rrezikshëm dhe një tjetër emigrant shqiptar me statusin e azilkërkuesit.

Ai është dorëzuar nën mbikëqyrje speciale në një kamp refugjatësh e vendimi ndaj tij do të merret nga Komisioni për të drejtën e Mbrojtjes Ndërkombëtare.

Në rast se ky Komision vërteton se shqiptari nuk ka të drejtën e mbajtjes së statusit të azilkërkuesit  dhe ndaj tij do të lëshohet urdhri i dëbimit nga territori italian.

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka falenderuar autoritetet policore të Padovës duke u shprehur se “Në Itali nuk ka më hapësirë për këdo që përpiqet të sjellë luftën brenda shtëpisë sonë”.