Ballina Kronikë Itali, debat në lokalin e natës, në pranga tre shqiptarë

Itali, debat në lokalin e natës, në pranga tre shqiptarë

Tre shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme pas një debati në një lokal nate në Mafaldo të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për tre shqiptarët, 27 vjeçarin Rroshtak Dede, 52 vjeçarin Fabrizio Argenton dhe 37 vjeçarin Toma Rrok.

Ndërhyrja e karabinierëve është dashur rreth orës 23: 30, ku këta tre persona në  gjendje të dehur kanë nisur një sherr në një lokal nate. Menjëherë pas ngjarjes ata janë arrestuar dhe më vonë janë liruar nga forcat e policisë.