Itali, bllokohet gomonia që vinte nga Shqipëria me 250 kg kanabis dhe kokainë

67

Sipas mediave vendase, Policia italiane ka bllokuar në brigjet e Salentos një gomone që vinte nga Shqipëria me 250 kg kanabis dhe 500 gr kokainë, ndërsa ka arrestuar gjashtë persona.

Mësohet se lënda narkotike, kanabis dhe kokainë, ishte e fshehur në brendësi të tubave të gomones, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrjetin e plotë dhe nuk janë dhënë ende detaje për të arrestuar.

Në muajt e fundit rezulton se janë bllokuar disa gomone me kanabis në Itali, të cilat vinin nga Shqipëria.