Ballina LAJME Itali, banesa e familjes shqiptare përfshihet nga flakët

Itali, banesa e familjes shqiptare përfshihet nga flakët

Një zjarr ka shpërthyer natën e shkuar në banesën e një familjeje emigrantësh shqiptarë në komunën Firenzuola në provincën e Firences.
Nga flakët kanë mbetur të plagosur rëndë dy fëmijë djali 8 vjeç e vajza 11 vjeç si dhe nëna e tyre.

Të plagosurit kanë djegie në mbi 50 % të trupit e janë në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet se motivi i zjarrit ka nisur nga një lojë me çakmak mes dy fëmijëve në sallonin e banesës e që më pas ka shkaktuar marrjen flakë të divanit ku po luanin.

Fëmijët janë të shtruar në spitalin ”Mayer” të Firences.
Vogëlushi 8 vjeçar i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal ndërsa 11 vjeçarja ndodhet e shtruar në repartin e reanimacionit.
Nëna e tyre është trasnportuar me urgjencë me helikopter në spitalin e Torinos.