Ballina Aktualitet Itali, banda e “Mercedesit”, 4 shqiptarë në pranga

Itali, banda e “Mercedesit”, 4 shqiptarë në pranga

Lëviznin me një automjet Mercedes të zi luksoz e kryenin grabitje me shpejtësi duke u spostuar nga një komunë në një tjetër , në të gjithë rajonin e Toskanës.

Policia italiane ka shkatërruar një bandë grabitësish shqiptarë e ka vënë në pranga 4 anëtarët e saj.

Banda vepronte në rajonin e Toskanës dhe ishte e specializuar në grabitje vilash dhe banesash të pozicionuar në territore të izoluara.

4 shqiptarët e arrestuar të moshës nga 31 deri në 39 vjec ndërronin vazhdimisht vendbanim për të mos shkaktuar dyshime tek fqinjët.

Hetimet e policisë kanë nisur në janar të këtij viti e kanë zbardhur se 4 shqiptarët e arrestuar janë autorë të mbi 26 grabitjeve të kryera gjatë muajve janar-mars të këtij viti e vegtëm gjatë 3 ditëve kishin kryer 15 grabitje. Policia italiane dyshon se ata janë autorë dhe të 40 grabitjeve të tjera.

Baza operative e kësaj bande grabitësish ishin dy apartamente në Montecatini Terme në provincën e Pistojës e ku magazinohej dhe materili i vjedhur.

3 nga shqiptarët u arrestuan në Pistoja ndërsa shqiptari i katërt në Piza ku kishte shkuar për të marrë të fejuarën e tij e me të cilën kishte programuar për t’u,largua drejt Spanjës.

Gjatë arrestimit u sekuestruan 3000 euro cash, dy automjete, monedha ari, shishe vere të markave mjaft të shtrenjta e prodhime lëkure të stilistëve të njohur.