Ballina Kronikë Itali, arrestohet shqiptari që fshihte drogën në kuzhinë

Itali, arrestohet shqiptari që fshihte drogën në kuzhinë

Policia e Bolzanos pas evidentimit të një shqiptari të dyshimtë e monitoroi atë pergjatë një jave dhe më pas e arrestoi. Mediat fqinje bëjnë me dije se 37-vjeçari shqiptar akuzohet për trafik droge dhe ndalim të paligjshëm.

Shqiptari punonte rregullisht si një shofer dhe ishte vënë re sepse kishte marrëdhënie me njerëz të njohur në kryeqytet për t’u lidhur me trafikimin e drogës .

Shqiptarët e tjerë u bllokuan dhe u kontrolluan, ndërsa 37-vjeçari u ndalua nga një shpërndarës në qendër. Brenda makinës zyrtarët gjetën një qese najloni që përmbante 53 gram kokainë .

Kërkimi i mëpasshëm në shtëpinë e 37-vjeçarit në Oltrisarco bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e një tjetër sasie kokaine, bëhet fjalë për 267 gram, të fshehur brenda mobiljeve të kuzhinës dhe 3 kg e 260 gram hashash , të ndarë në vezë.

Analizat e drogës kanë konstatuar se përbërësi aktiv i kokainës ishte mbi 70%, ndërsa ajo e hashashit ishte mbi 25%.