Ballina Kronikë Itali, arrestohet shqiptari për përndjekje

Itali, arrestohet shqiptari për përndjekje

Një shqiptar është arrestuar në Itali me akuzën e përndjekjes.

Sipas mediave lokale, shqiptari me iniciale A.G, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije e njihte prej kohësh një grua, ndërsa i kërkonte fillimisht me mirëkuptim dhe disa herë me presion që të bëhej e dashura e tij.

Gruaja, e cila kishte marrë presione donte ta mbante si shok shqiptarin, por pas insistimeve të përsëritura prej tij, ajo vendosi ta raportonte në komisariatin e zonës. Gjatë rrëfimit në polici, gruaja italiane tha se ishte detyruar të ndryshonte mënyrën e jetesës dhe zakonet për të shmangur përndjekjen e shqiptarit.

Pas denoncimit, shqiptari menjëherë ra në pranga të autoriteteve dhe Gjykata mori vendimin për gjykim në “arrest shtëpie”.