Ballina Kronikë Itali, arrestohet i riu shqiptar, kokainë dhe 12 mijë euro në shtëpi

Itali, arrestohet i riu shqiptar, kokainë dhe 12 mijë euro në shtëpi

Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Gjatë arrestimit, policia ka arritur të sekuestrojë edhe 200 gramë kokainë dhe 3 gramë hashash. Në banesën e tij u gjetën edhe rreth 12 mijë euro, materiale prerëse dhe paketimi për lëndët narkotike.