Ballina RAJONI Itali, arrestohet biznesmeni shqiptar

Itali, arrestohet biznesmeni shqiptar

Policia italiane ka arrestuar një organizatë të trafikantëve shqiptarë dhe italianë të drogës. Gjatë operacionit të Policisë u arrestuan 22 persona, ndër to edhe dhe Gëzim Sallaku, president i klubit të futbollit Darfo, që luan në kampionatin e Serisë D. Në shtëpinë e Sallakut policia ka kapur tri armë pa leje, të fshehura në një hendek në garazhin e vilës së tij me pamje nga Liqeni Iseo.

Për biznesmenin shqiptar nuk është hera e parë pasi ai u arrestua në fillim të vitit 2017 për evazion fiskal, ndërsa gjykata vendosi sekuestro të aseteve të Sallakut përfshirë dhe aksionet në klubin e futbollit Darfio si dhe apartamente e restorante në vlerën e 13 milionë eurove. Në dhjetor të 2017 Gjykata e Kasacionit në Itali vendosi anulimin e sekuestros së pronave Gëzim Sallakun.