Ballina Aktualitet Itali, arrestohet banda me 1 milionë euro pasuri

Itali, arrestohet banda me 1 milionë euro pasuri

Policia italiane dje goditi një grup trafikantësh droge, pas një operacioni të zhvilluar në Venecia, i cili përfundoi me arrestimin e 20 personave. Mediat lokale në Itali kanë publikuar edhe emrat e dy shqiptarëve të përfshirë në këtë grup. Në pranga të autoriteteve kanë përfunduar Leonardo Staka, 26 vjeç, dhe Harient Helmi, 22 vjeç.

Ky grup kriminal kryente veprimtari në tre shtete, në Spanjë, Austri dhe Itali. Sasia e drogës vinte kryesisht nga Spanja e më pas shpërndahej në disa zona të Italisë, duke mos  kursyer as ambientet e shkollave.

Pas arrestimit të tyre, autoritetet kanë nisur menjëherë veprimtarinë për konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme, të cilat përllogariten në vlerën e 1 milion eurove. Hetimet për këtë grup kishin nisur një vit më parë dhe aktorët kishin role të qarta në grup, që nga ndarja e zonave deri tek arritja tek klienti.