Ballina Kronikë Itali, arrestohet banda ballkanike, mbi 50 mijë euro grabitje

Itali, arrestohet banda ballkanike, mbi 50 mijë euro grabitje

Një grup i përbërë nga shumë persona të ndryshëm nga mosha, etnia dhe origjina, por të lidhur me aktivitetin e bastisjes së shtëpive ka përfunduar në prangat e policisë italiane.

Grupi ushtronte veprimtarinë Arezzo dhe Sienës, dhe për muaj me radhë ata ishin makthi i banorëve, deri në momentin kur në rrugën e tyre takuan karabinierët.

Policia e Sienës në bashkëpunim me atë të Arrezos dhe Cortonas, ekzekutuan 7 urdhër-arreste të lëshuara nga Gjykata e Sienës.

Në pranga përfunduan katër kosovarë, një shqiptar, një maqedonas dhe një italian, midis moshave 30 dhe 42 vjeç. Të gjithë ata janë hetuar për krimin e vjedhjes së rëndë.

Hetuesit kanë zbuluar deri më tani që banda është përgjegjëse për të paktën 37 vjedhje të rënda në vetëm 4 muaj.

Gjatë operacionit, janë konfiskuar 10 mijë euro, që besohet të jenë të fituara nga aktiviteti kriminal, ndërsa sendet e vjedhura u janë kthyer pronarëve që kapin shifrën e mbi 50 mijë eurove.

Gjatë hetimeve, u sekuestruan 300 kg bakër, gjithashtu i vjedhur si dhe veshje dhe sende të tjera.