Ballina Aktualitet Itali, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, kokainë dhe 100 mijë euro në makinë

Itali, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, kokainë dhe 100 mijë euro në makinë

Policia italiane bën me dije se një i ri shqiptar është vënë në pranga mëngjesin e djeshëm në Andria, pasi ishte duke transportuar një sasi të madhe kokaine.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për 24-vjeçar shqiptar me inicialet S. S, i cili kishte në mjetin e tij tip “Benz”, pesë kilogramë kokainë dhe 100 mijë euro.

Shkaku i ndalimit mësohet se ka qenë fakti që automjeti po ecte shumë shpejt, duke ngritur dyshimet e policisë.