Ballina Aktualitet Itali, arrestohet 21-vjeçari shqiptar për trafik kokaine

Itali, arrestohet 21-vjeçari shqiptar për trafik kokaine

Një 21-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi po tentonte të hynte në vend pas kthimit nga Shqipëria.

Gjatë vitit të kaluar, i riu kishte kaluar një sasi të madhe kokaine për klientët e shumtë në Parma. Ai përfundoi në pranga dhe aktualisht ndodhet në burgun e Anconas.

I riu, i cili u arrestua në shkurt të vitit 2017 në Parma, ku ju kap një dozë lëndë narkotike u lirua me kusht, duke vendosur masën e ndalimit të qëndrimit në qytetin e Parmas.

Tregtari i ri i drogës nuk e respektoi ndalimin dhe për gati një viti kaloi 1600 doza kokainë me një qarkullim prej 130 mijë eurosh. Karabinierët, pas shkurtit, vendosën të ndiqnin veprimet e tij.