Ballina LAJME Itali, arrestohen një shqiptar dhe italian, dhunuan për vdekje rumunin

Itali, arrestohen një shqiptar dhe italian, dhunuan për vdekje rumunin

Një shtetas shqiptar dhe italian janë arrestuar për rrahjen për vdekje të një 55 vjeçari me origjinë rumune.
Vrasja e Nicu Chirila ndodhi pasditen e 6 tetorit pranë një stacioni autobuzi në qytetin e Bolonjës.

Pas një sherri në një lokal 55 vjeçari është dhunuar fizikisht nga shqiptari me iniciale A.I., 49 vjeç dhe italiani me iniciale L.C.M., 32 vjeç, nga provinca e Salernos. Viktima, Nicu Chirila punonte si metalmekanik e jetonte në Itali prej 15 vitesh.

Dhuna fizike ka qenë vdekjeprurëse për rumunin pasi ndërroi jetë pas 40 ditësh në gjendje kome.

Gati dy muaj nga ngjarja autoritetet italiane pas hetimeve të kryera kanë zbardhur autorët e këtij krimi dhe i arrestuan ditën e sotme.