Ballina BOTA Itali, antimafia megaoperacion,arreston politikanë,sipërmarrës e funksionarë publikë.

Itali, antimafia megaoperacion,arreston politikanë,sipërmarrës e funksionarë publikë.

Një megaoperacion i antimafias italiane në bashkëpunim me Policinë Financiare ka tronditur politikën italiane me ekzekutimin e 43 urdhër arrestimeve mes të cilëve politikanë, funksionarë publikë e sipërmarrës, 12 prej tyre janë vënë në pranga, 16 nën urdhër arrestimi shtëpiak e 15 të tjerë me detyrim paraqitje.

Operacioni i ekzekutuar në territorin e provincave të Milanos, Varese, Monza, Brianza, Pavia, Novara, Alessandria, Torino e Asti, ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve kriminale me bazë në Milano e Vareze.

Grupi përbëhet nga eksponentë politikë, funksionarë të lartë publikë e sipërmarrës të cilët janë përgjegjës të një aktiviteti mafioz me qëllim financimin e paligjshëm të partive politike, abuzim me tenderë publikë, faturime operacionesh financiare të paekzistuara, riciklim parash e abuzim detyre.

Mes të arrestuarve janë dhe kandidati i partisë Forza Italia në zgjedhjet e ardhshme evropiane të 26 majit, Pietro Tatarella – nënsekretari i Forza Italia për rajonin e Lombardisë, Fabio Altitonante, deputeti aktual i Forza Italia, Diego Sozzari, e kreu i Forza Italias në qytetin e Varese, Giocacchino Caianello, i akuzuar për nxitje për korrupsion ndaj governatorit Atilio Fontana i Partisë Lidhja.

Megaoperacioni i policisë italiane ka vënë nën hetim rreth 95 persona.