Ballina Kronikë Itali, aksidentohet për vdekje shqiptari

Itali, aksidentohet për vdekje shqiptari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku është aksidentuar për vdekje një shqiptar.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në jug të Monopolit, në provincën e Barit.

Shqiptari i moshuar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, mësohet se ishte duke udhëtuar me biçikletën e tij kur është përplasur nga një makinë. Përplasja ka qenë e fortë, dhe ka i ka marrë jetën të moshuarit shqiptar.