Ballina Kronikë Itali, aksidentohet për vdekje i riu shqiptar

Itali, aksidentohet për vdekje i riu shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e Krishtlindjeve, duke i marrë jetën një të riu shqiptar.

Sipas mediave italiane ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Torinos.

Bëhet fjalë për një 26-vjeçar shqiptar, i cili po udhëtonte me makinën e tij “Citroen” së bashku me të dashurën e tij rumune.

Ata janë përplasur me një makinë ‘Fiat’ në rrugën provinciale në zonën e Castellamonte.

I riu shqiptar ka vdekur në vend, ndërsa vajza rumune dhe shoferi i makinës tjetër janë në gjendje të rëndë në spital.