Ballina Kronikë Itali, aksidentohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar

Itali, aksidentohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 20-vjeçari shqiptar në Itali.

I riu, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije po udhëtonte me një makinë Alfa147 në një rrugë provinciale që lidh Gallipoli me Sannicola, kur humbi kontrollin e mjetit.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit kur 20-vjeçari po shkonte drejt hipermarketit ku punonte, e më pas përfundoi jashtë rrugës u përplas me një pemë.

Gjithashtu mësohet se ishin shoferë të rastit ata që njoftuan ambulancën.