Ballina Kronikë Itali, aksidentohet familja shqiptare, në gjendje të rëndë shëndetësore

Itali, aksidentohet familja shqiptare, në gjendje të rëndë shëndetësore

Një aksident rrugor gjatë ditës së sotme në Itali, solli si pasojë plagosjen në gjendje të rëndë shëndetësore të një familje shqiptare.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:05 minuta në rrugën “Prati” afër varrezave të Santorso-s, pas përplasjes së dy makinave.

Mediat italiane shkruajnë se skuadrat e zjarrfikësve bënë të mundur nxjerrjen e 38-vjeçarit shqiptar dhe djalit të tij nga një automjet tip “Ford Fusion”.

Djali u transportua me helikopter për në spitalin e Veronas, ndërsa babai i tij si dhe nëna u dërguan në spitalin “San Bortolo di Vicenza”.

Shoferi i makinës tjetër tip Honda Fr-V, një 44-vjeçar po shqiptar banues në Piovene, nuk pësoi dëmtime të rënda.

Policia rrugore shkoi në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit. Atyre ju deshën dy orë për të zhbllokuar aksin rrugor.