Itali, aksidentohen rëndë dy shqiptarë

35

Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në “Ponte delle Priula” të Italisë.

Automjeti u tyre u përmbys pasi u përplas fillimisht me një makinë tjetër. Sipas mediave italiane, të plagosurit janë 22-vjeçar me iniciale K.H. dhe 26-vjeçari me iniciale R.B., shqiptar i Kosovës.

Mësohet se dy shqiptarët u dërguan në spital dhe raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat, të cilat janë ende të paqarta.